KAVAJË- Një 38-vjeçar, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, është konstatuar nga Policia duke lëvizur në rrugë. Gjatë verifikimit, efektivët i kanë kërkuar arsyen e thyerjes së masës së sigurisë dhe i kanë komunikuar se do të shoqërohej në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.
Por 38-vjeçari së bashku me kunatin e tij 23-vjeç kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë, të ndihmuar edhe nga persona të tjerë, familjarë të tij.
Ndërkohë, Punonjësi i Policisë me detyrë Ndihmës-specialist në Postën e Policisë Golem ka qëlluar me armën e shërbimit, pistoletë, një herë në ajër, me qëllim zbrapsjen e tyre.
Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar shërbime të tjera policore, të cilat kanë bërë shoqërimin e shtetasve të përfshirë në kundërshtim të veprimeve të Policisë.
Ndërkohë, është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rastin.
Njoftimi
Rreth orës 19:10, Patrulla e Përgjithshme e Postës së Policisë Golem, bashkë me Ndihmësspecialistin e zonës që ishte i gatshëm, gjatë patrullimit në territor, në Golem, kanë konstatuar në rrugë shtetasin A. B., 38 vjeç, i cili ishte i shoqëruar me persona të tjerë, dhe e kanë ndaluar për verifikim, pasi njihej nga Policia që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Punonjësit e Policisë, gjatë verifikimit, i kanë kërkuar arsyen e thyerjes së masës së sigurisë dhe i kanë komunikuar se do të shoqërohej në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.
Shtetasi A. B. dhe kunati i tij, shtetasi A. Sh., 23 vjeç, kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë, të ndihmuar edhe nga persona të tjerë, familjarë të tij.
Punonjësi i Policisë me detyrë Ndihmësspecialist në Postën e Policisë Golem ka qëlluar me armën e shërbimit, pistoletë, një herë në ajër, me qëllim zbrapsjen e tyre.
Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar shërbime të tjera policore, të cilat kanë bërë shoqërimin e shtetasve të përfshirë në kundërshtim të veprimeve të Policisë.
Gjithashtu, është shoqëruar në Komisariat edhe shtetasi A. B., i cili kishte thyer masën e sigurisë.
Veprimet hetimore për këtë rast po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Ndërkohë, është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rastin.


