Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nesturi në “Real Story”: Rama s’ka kundërshtar në opozitë, sfida e tij mbetet opinioni publik dhe ndërkombëtarët

schedule20:41 - 25 Shkurt, 2026

schedule 20:41 - 25 Shkurt, 2026

TIRANË- Analisti Plator Nesturi, i ftuar në emisionin Real Story” u shpreh se kryeministri Edi Rama aktualisht përballet me dy sfida kryesore, që janë: opinionin publik dhe faktori ndërkombëtar.

Ai tha se Rama ka qenë i qartë që në fillim pas zgjedhjeve dhe gjatë asamblesë pas fitores së 11 majit, kur i cilësoi 83 mandatet si “një karrige me gozhda”, duke nënkuptuar përgjegjësinë dhe vështirësitë që shoqërojnë një mandat të katërt qeverisës.

Në fund, analisti u shpreh skeptik për ndryshime të mundshme në qeveri, duke theksuar se nuk pret lëvizje në kabinet në këtë fazë.



“Rama ka qenë i qartë që në fillim kur fitoi zgjedhjet dhe kur bëri asamblenë pas fitores së 11 majit ka thënë shprehjen: këto 83 mandate janë një karrige me gozhda ku do ulësh të ndenjurat e tua.

Pavarësisht rezultatit që ishte shumë i lartë për një parie, e cila vjen  për herë të katër dhe fiton për herë të katër. problematikat do të ishin të shtuara. Sot për sot janë dy problematika, ku Rama është i kujdesshëm dhe që do të rregullojë marrëdhëniet e tij me opinionin publik shqiptar dhe me faktorin ndërkombëtar, i cili realisht ka një trysni të madhe, e cila ka targetuar çështjet me drejtësinë.

Unë nuk e shikoj që Rama të jetë i shqetësuar lidhur me raportet aty brenda, e dominon situatën e brendshme,  nuk ka kundërshtar në opozitë, që ta shqetësojë për mënyrën se si po luan.

Kështu që, janë dy elemente që janë shumë të rëndësishëm, që kanë të bëjnë me ardhmërinë e PS edhe vetë trajektoren që po lëviz: që janë opinioni publik dhe me ndërkombëtarët. Nuk besoj se do ketë ndryshime në qeveri.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!