Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PPE “i tërheq veshin” Berishës/ Delegacioni në PD, harrohet “farsa” e zgjedhjeve

schedule15:28 - 25 Shkurt, 2026

schedule 15:28 - 25 Shkurt, 2026

Ndërkombëtarët në PD erdhën, madje zgjodhën ditë me diell, por dasmë nuk pati.

Sali Berisha pas takimit me misionin faktmbledhës të PPE për zgjedhjet e 11 majit, nuk doli entuziast. Sinjali i parë, farsa është harruar.

“Natyrisht temë qendrore për një opozitë janë zgjedhjet dhe aty u bë një ekspoze.”



Sinjali i dytë pas McAllister, protestat. Berisha për 28 shkurtin paralajmëroi jo më aksion agresiv, por kreativ.

“Po dakordësohemi. Ndryshe do jetë. Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja. Ne jemi vetëm për protestë”, tha Berisha.

Ndonëse me 9 muaj vonesë, PPE e solli grupin e premtuar, po çfarë u fol dhe çfarë pret Berisha?

“Lidhur me bisedimet dhe të gjitha problematikat, këto takime funksionojnë mbi rregullin e konfidencialitetit, Chatham House, ndaj dhe unë nuk kam ndërmend të bëj publike bisedimet që u zhvilluan. Njëherë presim rekomandime, sepse këta vijnë për të na bërë rekomandime, ne jemi anëtarë. Por ne presim njëkohësisht edhe një mbështetje të re për kërkesat tona tashmë të njohura që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira, që shteti ligjor të funksionojë.Pra, këto janë pretendimet tona, pa hyrë në detaje”, shtoi kreu i PD.

Mesazhet që po sjellin të djathtët europianë javë pas jave, po ngushtojnë xhaketën e Berishës. Nga agresiv e banal, po e kthejnë në të moderuar dhe normal.

Aq sa pas kësaj vizite, kuptoi se nuk është dhe aq interesant.

“Tani më duket se ata nuk kanë më program këtu, kështu që jeni të lirë”, përfundoi kryedemokrati.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!