Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërcënim i rremë kryeministrit australian/ Evakuohet Antony Albanese, pas mesazhit që mori grupi artistik kinez

schedule15:12 - 25 Shkurt, 2026

schedule 15:12 - 25 Shkurt, 2026

Kërcënimi për shpërthim të një bombe në rezidencën e Kryeministrit Australian Anthony Albanese, që detyroi evakuimin e tij të përkohshëm mbrëmjen e të martës, u zbulua nga autoritetet pas denoncimit të bërë nga një grup kinez kërcënimi, i cili është i ndaluar të veprojë nga Pekini zyrtar.

Grupi kinez Shen Yun, i cili ka të planifikuar disa shfaqje në Australi, njoftoi policinë se kishin marrë mesazhe të anulonin shfaqjet e tyre të ardhshme, sepse në të kundërt do të kishte shpërthim eksplozivi në rezidencën zyrtare të Kryeministrit Anthony Albanese.

Autoritetet refuzuan të komentonin më shumë mbi email-in, duke konfirmuar vetëm se ishin përfshirë në hetime mbi një incident të supozuar sigurie, dhe se pas vëzhgimit nuk u gjet asgjë e dyshimtë.



Kryeministri Australian Anthony Albanese u evakua për disa orë nga rezidenca e tij. Në një postim këtë të mërkurë, Albanese falënderoi policinë dhe njerëzit që i kishin dërguar mesazhe dashamirëse. Kryeministri Australian përsëriti thirrjet për të ulur debatet polarizuese në skenën politike të vendit, pasi tha se tensionet po përshkallëzoheshin në grupime të ndryshme të qytetarëve në vend.

Grupi i Kërcënimit Shen Yun, që mori kërcënimet për vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e Kryeministrit Australian, është themeluar nga lëvizja fetare Falun Gong, e cila është e ndaluar në Kinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!