Ekspertja e Sigurisë Juxhina Sotiri analizoi në emisionin “War Report” në ABC News, luftën në Ukrainë e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të katërt.
Pavarësisht thirrjeve për negociata dhe marrëveshje ende nuk ka një të tillë ndërsa palët sulmojnë njëra tjetrën.
BE ka ritheksuar herë pas herë se e ka mbështetur dhe do ta mbështesë Ukrainën në këtë luftë. Gjatë fjalës së saj ekspertja Sotiri nënvizoi se diplomacia europiane nuk është në duart e saj më të mira dhe se sipas saj për situatën mes Ukrainës dhe Rusisë ka ende një ngërç që nuk po i lë hapësirë tavolinës së negociatave që të përparojnë.
“Diplomacia dhe politika e jashtme në duart e Kaja Kallas, të bën të kuptosh që diplomacia europiane nuk është në duar të mira. Ka shumë anësi. Nga njëra anë bën pyetje që ende nuk e di çfarë duhet. Ka një çoroditje në gjithë figurën e saj. Unë do thoja që BE refuzon të kuptojë që nuk është një faktor gjeopolitik. Sa kohë në krye të diplomacisë vendoset një person që ka një qasje diskriminuese ka një ngërç sepse nuk i lë hapësirë tavolinës së negociatave për të ecur para”, tha mes të tjerash ajo.
/abcnews.al/


