Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kreu i ri i shtetit në Kosovë/ Ukshini: Një kandidaturë nga familja Jashari, zgjidhja e duhur! Krasniqi: Mundësi për unitet!

schedule17:32 - 24 Shkurt, 2026

schedule 17:32 - 24 Shkurt, 2026

Tetë ditë e ndajnë Kosovën nga dita e përcaktuar në Kushtetutë, për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se një kandidat për president që i takon familjes Jashari çdoherë do t’i përgjigjej me po.

Ish-ambasadori Syli Ukshini, në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, ndërsa foli për zhvillimet politike në Kosovë, dhe zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, tha se Albin Kurti po tregon që ka një vizon të qartë, ndryshe nga opozita.

Ai tha se nja kandidat për President nga familja Jashari ‘piketon’ bazenin e votave brenda radhëve të LDK.



“Albin Kurti po godet jashtëzakonisht lart. Nëse me Vjosa Osmanin ka marrë votë na bazenin e LDK, me zgjedhjen e një personi nga familja Jashari ka piketuar bazenin e votave brenda radhëve të LDK. Pra nëse politikanët e opozitës po flasin kuturu, Albin Kurti ka një agjendë, një destinacion dhe një objektiv më të qartë se kundërshtarët e tij”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit, u shpreh se është shumë e rëndësishme që vendi të ketë institucione të stabilizuara.

Gjithashtu u shpreh se një kandidat për president nga familja Jashari është zgjedhja e duhur.

“Janë shumë çështje në lojë dhe mbetet të parë se si do të vijojë ky zhvillim. Në rrethanat aktuale që po kalon Kosova, emri i familjes Jashari do të ishte i pazëvendësueshëm dhe një mundësi për të krijuar një unitet. Besoj edhe si shoqëri nëse do kishte President të Unitetit, një kandidaturë nga familja Jashari do të ishte e duhura”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!