Drejtoria e Standarteve profesionale në policinë e shtetit ka marrë masë disiplinore për disa ish-drejtues të policisë së Lezhës.
Ish-zv drejtori i rendit Taulant Gjoka dhe ish-shefi i komisariatit Oltion Gjoni janë përjashtuar nga radhët e policisë për shpërdorim detyre pasi lejuan lojërat e fatit dhe kultivimin e kanabisit.
Për ish-drejtorin e policisë së Lezhës Altin Mena u vendos ulje ne gradë për 5 vite. Ndërkohë zv.drejtorin për krimet Kujtim Gjoka është vendosur shtyrje e afatit të gradës.
AMP pritet që të nisë hetim për verifikime të mëtejshme.
Këto masa erdhën pas zbulimit të një kazinoje në qytetin e Lezhës dhe një shtëpie bari ne Rrilë.


