Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Polonia humb ultrasit/ Rivalët e Shqipërisë në Kupën e Botës ndodhen në problem

schedule12:40 - 24 Shkurt, 2026

schedule 12:40 - 24 Shkurt, 2026

E kanë cilësuar si një nga avantazhet më të mëdha të tyre.

Polonia pret Shqipërinë për duelin e 26 marsit në Varshavë për plej ofin e Kupës së Botës, por mediat e atjeshme shkruajnë për një problem.

Federata Polake e Futbollit ka vendosur të mos lejojë në Stadiumin Kombëtar një nga grupimet e ultrasve më të njohur, dhe deklaron se e ka ndërprerë përfundimisht marrëdhënien me të.



Flitet për grupimin “Jemi ne polakët”, I cili akuzohet për veprime skandaloze në ndeshjen ndaj Holandës në eliminatoret e Botërorit.

Sipas të përditshmes kryesore sportive në Varshavë, “Przeglad Sportovi”, këta ultras kanë hedhur fishekzjarre në fushë pas golit të shënuar nga Polonia në barazimin 1-1 në fushën e vet në 14 nëntor të vitit të kaluar.

Gazeta komenton se ky vendim I Federatës vjen në momentin më të keq të mundshëm, përpara ndeshjes vendimtare ndaj Shqipërisë për të kaluar në finalen e plej ofit.

Kombëtarja shqiptare u kualifikua për herë të parë në historinë e saj në plej ofin e Kupës së Botës, pasi la prapa Serbinë në grup duke dalë në vend të dytë.

Me Poloninë bilanci është mjaft negativ, ndonëse vitet e fundit kemi arritur fitoren 2-0 në Tiranë në eliminatoret e Kampionatit Europian dhe jemi mundur vetëm 1-0 në Varshavë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!