Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çfarë e shqetëson Sali Berishën? Arben Meçe: Gjyqi ndaj tij, ngjarja më e rëndësishme e 35 viteve!

schedule20:50 - 23 Shkurt, 2026

schedule 20:50 - 23 Shkurt, 2026

TIRANË- Analisti Arben Meçe, i ftuar në “Real Story”, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth procesit gjyqësor ndaj kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të 35 viteve të fundit në vend.

Sipas Meçes, në Shqipëri është instaluar një mekanizëm i “gjysmë të vërtetave”, që sipas tij, përthithen dhe amplifikohen më shpejt kur janë kundër qeverisë, ndërsa zhvillime të rëndësishme si gjyqi ndaj Berishës kalojnë në heshtje mediatike dhe kjo nuk është rastësi.

Analisti e konsideroi çështjen ndaj Berishës si tepër serioze, duke e lidhur me episode të së shkuarës politike në vend, si kriza e vitit 1997, ngjarjet e 14 shtatorit 1998 dhe 21 janarit 2011. Sipas tij, Berisha në të kaluarën ka arritur të dalë politikisht i padëmtuar nga situata të rënda, por këtë herë përballet me një skenar ndryshe.



Meçe deklaroi se ish-kryeministri po ndjek një strategji agresive ndaj kujtdo që i del përballë, duke përmendur edhe sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, për të cilin tha se është nën masa të shtuara mbrojtjeje.

“Në Shqipëri është instaluar një mekanizëm gjysmë të vërtetash, që dirigjohet shumë mirë, Gjysmë të vërtetë që janë kundër qeverisë thithen më shpejt. Sot ka qenë një gjyq, dhe mund të them që ngjarja më e rëndësishëm e 35 vjetëve të fundit, ishte gjyqi ndaj Berishës.

Më thoni sot një media që ka shkruar për gjyqin, asnjë. çfarë ishte sot gjyqi, nuk ishte rutinë, por ishte mbrojta e palëve, ku paraqiten pretendimet e tyre.

Çështja Berishës, çështja e dënimit të Berishës është një çështje aq shumë serioze, sa të kalojë në heshtje të plotë. Kemi 1997, Berisha bëri atë që bëri, ku 3500 nëna në jug të Shqipërisë dhe në Shqipëri veshën shamitë e zeza dhe atëherë Berisha deklaronte se do t’i veshtë me shamitë të zeza dhe doli i palagur nga 97, në 14 shator bëri zyrtarisht grusht shteti. Doli jo vetëm i pa lagur, por doli i fituar nga ajo skemë.

Në 21 janar bëri atë akt , që në çdo akt perëndimor nuk mund të shpëtonte. Sot Berisha ka nderuar atë skemë, që po i funksiononte në mënyrë perfekte. Bën agresion ndaj kujtdo, që guxon t’i dalë përballë.

Dumani sot është në agresion. Sot Dumani është në mbrojtje të shtuar. Por Irena Gjokës çfarë i ka bërë? Gjithë ajo gjë e ndërtuar me shërbimin grek për Irena Gjokën, që doli blof.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!