Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndahen çmimet BAFTA/ “One battle after another” nga Paul Thomas Anderson, fituesi i madh

schedule13:57 - 23 Shkurt, 2026

schedule 13:57 - 23 Shkurt, 2026

Si çdo vit, në Royal Festival Hall të Londrës, u ndanë çmimet BAFTA në mbrëmjen e së dielës. Ceremonia u prezantua nga aktori i mirënjohur i filmit dhe teatrit, skocezi Alan Cumming. Kupat më të rëndësishme të mbrëmjes i rrëmbeu regjisori amerikan Paul Thomas Anderson. Nga 14 nominime, filmi One Battle After Another fitoi gjashtë çmime:

Filmi më i mirë, aktori më i mirë mbështetës për Sean Penn, regjisori më i mirë për Thomas Anderson, skenari më i mirë i adaptuar, kinematografia më e mirë dhe editimi më i mirë i vitit.

Çmimi për aktorin më të mirë mendohej se do të ndahej mes Leonardo DiCaprio dhe Timothée Chalamet. Mirëpo, fitorja befasuese e Robert Aramayo solli tronditjen e natës. Ai u nderua për performancën në filmin I Swear.



Ryan Coogler bëhet regjisori i parë me ngjyrë që fitoi çmimin për skenarin më të mirë origjinal për thrillerin me vampirë Sinners.

Jessie Buckley është aktorja e parë irlandeze që fiton çmimin e aktores më të mirë protagoniste si Agnes Shakespeare në Hamnet.

Pati shumë momente befasuese nga ceremonia e ndarjes së çmimeve, duke nisur që nga tapeti i kuq. Si çdo vit, duke bërë detyrën e tyre, Princi dhe Princesha e Wales, William dhe Kate, thanë një koment të nënkuptuar për arrestimin e xhaxhait, Andrew Mountbatten-Windsor.

William është president i BAFTA dhe gjithashtu mbajti një fjalim atë natë. Përpara gazetarëve në tapetin e kuq, Princi i Wales tha se nuk i kishte parë dot të gjithë filmat pasi nuk ishte në një moment të qetë të jetës së tij.

Një incident ndodhi pasi dy aktorë me ngjyrë dolën në skenë për të prezantuar një çmim. Dy yjet e Sinners, Michael B. Jordan dhe Delroy Lindo, po flisnin kur dikush nga publiku bërtiti një fjalë me përmbajtje diskriminuese racore, shumë e rëndë në fjalorin anglisht. U zbulua se personi që e lëshoi fjalën vuante nga sindroma Tourette, një tik nervor i pavullnetshëm që shpesh reagon në momente stresi. Njerëzit që vuajnë nga sindroma Tourette shpesh shprehin fjalë banale, sidomos ato më të papërshtatshme në varësi të momentit. Prezantuesi Alan Cumming kërkoi ndjesë në emër të BAFTA për incidentin e ndodhur në transmetim të drejtpërdrejtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!