Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eksploroni Shqipërinë/ Revista spanjolle: Ofron një miksim të natyrës, historisë e kulturës

schedule13:50 - 23 Shkurt, 2026

schedule 13:50 - 23 Shkurt, 2026

Shqipëria  po mer një vëmendje të shtuar turistike  nga mediat ndërkombëtare.Revista spanjolle El Nuevo Herald shkruan se Shqipëria hapet si një derë e papritur në hartën evropiane: një vend që për dekada të tëra ishte sinonim i heshtjes dhe izolimit, dhe që sot – nën ritmin e kafesë dhe rrugëve të reja – lejon veten të eksplorohet me habi dhe butësi.Rekomandohet që  udhëtimi të nisë në Tiranë, për të vijuar më pas në qytete historike dhe një vijë bregdetare të veçantë.Tirana konsiderohet një kryeqytet i gjallë, plot ngjyra dhe jetë, ku sheshi Skënderbej dhe lagja e Bllokut tregojnë kontrastin mes së kaluarës dhe të tashmes ndërsa vizitorët mund të eksplorojne xhami dhe katedrale baret, libraritë dhe kafetë moderne ku rinia diskuton për Evropën dhe të ardhmen.

Sipas revistës Spanjolle turistët duhet të eksplorojnë edhe  amfiteatrin romak në Durrës për të vijuar më pas me Beratin  i cili është një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ndërkohë vetëm 40 minuta nga Tirana, ndodhet qyteti i Krujës, historia e të cilit lidhet me heroin e madh kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, udhëheqësi që i rezistoi osmanëve në shekullin XV.

Veçohet sidomos Butrinti, një park arkeologjik dhe Vend i Trashëgimisë Botërore I cili ofron një dialog midis qytetërimeve në një peizazh lagune dhe pylli.Të mahnitshme vlerësohen edhe Saranda e Ksamili që  ofrojnë det të kaltër, ishuj të vegjël dhe perëndime dielli teatrale, duke e kthyer Shqipërinë në një destinacion Mesdhetar të pastër.



/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!