Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bllokimi i aksit juglindor/ Rama: Ligësi t’i faturosh qeverisë rrëshqitjen gjeologjike!

schedule11:59 - 23 Shkurt, 2026

schedule 11:59 - 23 Shkurt, 2026

Bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec për kryeministrin Edi Rama nuk ka ardhur përshkak të gabimeve në zbatimin e projektit por si pasojë fatkeqësisë natyrore sic është rreshqitja e dherave.

“Duhet një ligësi e madhe, një dëshpërim i thellë dhe një padije e rëndë, për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri, por që ka zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse!”

Ndërsa ndau pamje nga rrëshqitja e dherave në Itali, kreu I qeverisë, bëri një paralelizëm me situatën në Shqipëri, kur tha se në vendin fqinj, fatkeqësitë natyrore nuk shoqërohen me histeritë politike.



“Në Itali po rrëshqet gjatë këtyre ditëve një masiv gjigand që rrezikon të marrë me vete një qytezë të tërë të banuar, po nuk ka ndonjë kanal a qoftë edhe portal në atë vend – parti politike jo e jo – që ta trajtojë fatkeqësinë natyrore me histerinë e këtushme.”

Rama iu përgjigj kritikëve për udhëtimin e tij me helicopter drejt Korcës. Shefi I qeverisë sqaroi se po shoqëronte një grup investitorësh të huaj ndërsa nënvizoi se mbështetja e vazhdueshme elektorale është përgjigja më e mirë kundërdrejt atyrë që I quan “ tenxhere mediatike e dallavere politike”

“Me aks të lirë a me aks të bllokuar, ky fluturim me helikopter ishte planifikuar kohë më parë, pikërisht sepse grupi që vjen do të shohë Korçën, Vlorën e nesër Tiranën në vetëm 24 orë qëndrimi në Shqipëri. Karvani do ecë përpara, qentë do vazhdojnë të lehin, veprat do jenë të vetmet që do të mbeten.”

Pas Korcës, kreu I qeverisë udhetoi drejt Vlorës, ku sëbashku me investitoret e huaj panë nga afër punimet e qëndrës multifunksionale, muzeun hebraik dhe zonën pranë qendrës historike të qytetit bregdetar.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!