Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia, një olimpiadë rekord/ Paraqitje e shkëlqyer e vendasve, 30 medalje në Lojrat e Dimrit

schedule10:49 - 23 Shkurt, 2026

schedule 10:49 - 23 Shkurt, 2026

E nisën dhe e vazhduan emra të shquar si Federika Brinjone dhe Françeska Lolobrixhida. Nën ritmin e këtyre dy femrave të shkëlqyera, skuadra olimpike italiane realizoi diçka të madhe në Lojrat Olimpike.

Pikërisht një ditë përpara fundit të Olimpiadës që u mbajt pikërisht në Itali, ekipi I kaltër arriti medaljen e 10-të të artë, diçka që nuk ka ndodhur kurrë.

Po ashtu, është vendosur një rekord I ri me 30 medalje gjithsej, që do të thotë 33 për qind më shumë sesa rekordi i mëparshëm.



Titullin e fundit olimpik për italianët e fitoi Simone Deromedis në disiplinën që quhet kros me ski për meshkuj.

Edhe pse nuk shkëlqeu në garën kualifikuese, 25-vjeçari nga Trento u shfaq si më I forti në çerekfinale dhe në gjysmëfinale, për të realizuar shpërthimin përfundimtar në finale.

Ai la pas italianin tjetër, Federiko Tomazoni, që fitoi argjendin, ndërsa medaljen e bronzit e mori skiatori zviceran, Aleks Fiva, që ishte nënkampion olimpik në Pekin katër vjet më parë.

Italia fitoi gjithsej 10 medalje të arta, 6 argjendi dhe 14 bronzi, dhe në total 30, ose më shumë sesa në dy Olimpiadat e mëparshme të dimrit në 2022 në Kinë dhe në 2018 në Korenë e Jugut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!