Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Iu vendos zemër e djegur/ Napoli, vdes 2-vjeçari. Organi u dëmtua gjatë transportit

schedule15:41 - 21 Shkurt, 2026

schedule 15:41 - 21 Shkurt, 2026

Një fëmijë dy vjeçar në Itali, të cilit i ishte dhuruar një zemër e dëmtuar para transplantit, ka ndërruar jetë deklaroi avokati i familjes.

2-vjeçari Domenico, u nda nga jeta në mëngjesin e së shtunës në Spitalin Monaldi ku po trajtohej pas një përkeqësimi të papritur dhe të pakthyeshëm të gjendjes së tij klinike.

Fëmija vuante nga një sëmundje komplekse kongjenitale e zemrës, një defekt i zemrës i pranishëm që nga lindja.



Zemra që iu dha Domenikos nëpërmjet një transplanti në fund të dhjetorit thuhet se u transportua në spital në kontakt të drejtpërdrejtë me akullin e thatë, duke shkaktuar dëmtime të rënda të indeve.

Prokurorët kanë hapur një hetim për incidentin dhe gjashtë mjekë janë vënë nën hetim për këtë rast që ka zemëruar Italinë dhe përtej.

Sipas avokatit te familjes, zemra ka mbërritur e dëmtuar pasi u transportua nga Bolzano drejt Napolit në një enë të papërshtatshme që e lejonte organin të takonte me akullin e kontenierit, dhe pa thermometer për të njoftuar ekipin mjekësor për temperature e ulët të saj.

Domenico prej dy muajsh qëndronte nen kujdesin mjekësor 24 orë në Napoli. Nëna e tij, Patrizia Mecolino kishte bërë thirrje të vazhdueshme për ndihmë dhe mbështetje. Dy vjeçari nuk ishte në kushte për të realizuar një transplant të dytëe, sipas mjekeve të spitalit Mondali, si pasoje e dëmeve të pariparueshme.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se “e gjithë Italia vajton humbjen e Domenikos së vogël, një luftëtar që nuk do të harrohet kurrë” dhe shprehu ngushëllimet për Patrizian nënën, dhe Antonion, babai.

Qëndrimi për dy muaj me aparatura mbështetëse për jetën mund të ketë dëmtuar edhe organe të tjera të fëmijës dy vjeçar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!