Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e të riut, për xhelozi/ Tiranë, gruaja e autorit: I thashë burrit se më ngacmonte

schedule15:28 - 21 Shkurt, 2026

schedule 15:28 - 21 Shkurt, 2026

Pas vrasjes me thike te Egli Pashollarit dyshohet se motiv të jetë bërë ngacmimi që viktima i ka bërë bashkëshortes së autorit të dyshuar.

Policia ka marre ne pyetje bashkëshorten e Gazmend Buçpapa i cili është në kërkim ende nga policia.

Ajo ka dëshmuar se ngacmohej nga Pashollari dhe i ka treguar bashkëshortit të saj. Kjo ka qenë arsyeja e nisjes se konfliktit dhe më pas vrasjes së 31- vjeçarit.



Pas marrjes në pyetje bashkëshortja e autorit të dyshuar është lënë e lirë, ndërsa në pyetje janë marrë dhe familjaret e viktimës të cilët kanë dëshmuar se nuk kanë patur dijeni për një situate te tille.

Ngjarja ndodhi te premten rreth orës 15:00 ku 31-vjeçari Egli Pashollari u sulmua nga disa persona dhe më pas u qëllua me thikë nga autori që vijon të jetë në arrati. 31-vjeçarit iu dha ndihma e pare nga dëshmitarët në vendngjarje por gjatë transportimit në spital ai humbi jetën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!