Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reagim i Komunitetit Mysliman pas ngjarjeve të protestës së PD, ku besimtarët u penguan në lutje

schedule15:18 - 21 Shkurt, 2026

schedule 15:18 - 21 Shkurt, 2026

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar publikisht pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Partia Demokratike ku u hodhën molotovë e gaz lotsjellës pranë ambienteve të xhamisë së Namazgjasë.

KMSH thotë se e ka ndjekur me vëmendje dhe shprehen të indinjuar për lëndimin e pajustifikuar të besimtareve, të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet e tyre fetare në paqe dhe qetësi.

Ata thone se e dënojne me vendosmëri incidentin e ndodhur më 20 shkurt 2026 pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku shprehen se besimtarët e  pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak.



Në reagimin publik Komuniteti Mysliman bën thirrje për maturi dhe vetëpërmbajtje  në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve tanë apo të çdo qytetari tjetër.

REAGIM ZYRTAR
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamisë së Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e Teravive.
Shprehim indinjatën tonë të thellë për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve, të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet e tyre fetare në paqe dhe qetësi.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një faktor i matur dhe i përmbajtur në qëndrimet dhe reagimet e tij publike. Megjithatë, kjo maturi nuk duhet të keqinterpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimtarëve tanë.
Në këtë kuptim, dënojmë me vendosmëri incidentin e ndodhur më 20 shkurt 2026 pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak.
U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të tregojnë maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve tanë apo të çdo qytetari tjetër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!