Ka histori që duket se nuk do të përfundojnë kurrë. Mikaela Shifrin është njëra prej tyre, dhe jo vetëm që vazhdon prej 16 viteve, por edhe mbetet në nivelet më të larta.
Skiatorja alpine amerikane theu mallkimin 8-vjeçar në Lojrat Olimpike të Dimrit duke e fituar më në fund medaljen e artë në Milano e Kortina d’Ampeco, pasi triumfoi në sllallomin për femra këtë të mërkurë.
Ajo la prapa rivalet e forta si zviceranen Kamilë Rast apo suedezen Ana-Sven-Larson, duke bërë të vetin titullin e tretë kampion olimpik, dhe të parin pas 8 viteve.
Shifrin, që sot është 30 vjeç, u bë kampionia më e re olimpike amerikane në skitë alpine në moshën 18 vjeç kur triumfoi në Lojrat Dimërore në Soçi të Rusisë në 2014 në slalom.
Katër vjet më vonë, në 2018, në Korenë e Jugut, vajza nga Kolorado, triumfoi në sllallomin gjigand, por u skualifikua në të gjitha garat në Pekin në 2022.
Presioni ishte I madh, por ajo ia doli. Përveçse tri herë medaliste e artë olimpike, Shifrin është rekordmene e numrit të fitoreve në Kupën e Botës me 108 të tilla, duke qenë edhe pesë herë kampione e botës, numër titujsh që mund të bëhet gjashtë këtë vit. Ndonëse është 30 vjeç, ajo pritet të vazhdojë e ndoshta do të jetë edhe në Lojrat e ardhshme Olimpike në 2030.


