Koçiu: Një pikë tjetër është rregullimi i territorit, është një problematikë që ka konstatuar edhe në konflikt mes qytetarëve dhe institucioneve. Qytetarët që duan të blejnë një pronë dhe ta gëzojnë sic duan , për të gjithë këtë cikël institucionesh ndryshimet ligjore bëjnë të qartë përgjegjësitë e gjithësecilit.
Krahas legjislacionit, i shtohet përgjegjësia këtyre institucioneve për të shërbyer me plane konkrete. IMT, deri tani është bërë një punë e lavdërueshme, mbi 252 subjekte kanë shkelur lejet, 447 ndërtime të prishura deri tani 12 mln euro masa administrative me gjobë.
Me rëndësi është bashkëpunimi qytetar – shtet. Në eAlbania është vendosur një hapsirë, që jep mundësinë e ndërveprimit. Janë 18 mijë raste të denoncuara dhe mbi 14 mijë rastë të zgjidhura, 4 mijë janë ende në proces.
Territori do vijojë të mbetet një nga funksionet që duhet ta qasim me institucione më të forta. Të garantojmë që edhe këto institucione luajnë rol në koordinimin në territor. Policia bashkiake, ka edhe një funksion të shtuar sa I përket kontrollit të territorit. Kemi sjell një forcim të policisë bashkiake sa i takon rekrutimit.
Prefekti vjen gjithashtu me një rol të shtuar në kontrollin e territorit. Mendojmë se të tre këto ligje, do të sjellin një vlerë të shtuar sa i përket edhe funksionimit të ministrisë së punëve të brendshme. Janë tre ligje që do shkojnë në kuvend për miratim. Territori vijon të mbetet në fokus të punës tonë.


