Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bordi i Paqes, “SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë”, Trump: Kemi zgjidhur 8 konflikte!

schedule16:27 - 19 Shkurt, 2026

schedule 16:27 - 19 Shkurt, 2026

Në Washington po mbahet takimi i parë i Bordit të Paqes, organizimit të rradhës në nivel global në kuadër të paqes. Presidenti Trump deklaroi se SHBA do të kontribuojnë me 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes. Ai theksoi se, megjithëse shuma është e konsiderueshme, ajo mbetet e vogël krahasuar me koston e luftërave dhe shtoi se ka zgjidhur tetë konflikte . Trump u shpreh se Bordi i Paqes do të bazohet te Kombet e Bashkuara dhe se “askush nuk e ka parë më parë”.

“SHBA do të bëjnë një kontribut 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes. Kemi pasur një mbështetje shumë të madhe për të. Është një mbështetje e vogël kur sheh koston e luftës. Jemi të përkushtuar dhe së bashku mund të arrijmë ëndrrën për të sjellë paqe afatgjatë në rajon. Shpresoj të kthejmë sytë e botës sesi konflikte të tjera mund të zgjidhen. Ne kemi zgjidhur 8. I kemi zgjidhur për pak ditë. Plagët e fundit mund të shërohen. Planeti do të jetë më i sigurt dhe në paqe.

Mendoj se Kombet e Bashkuara kanë një potencial të lartë. Nuk kam folur me asnjë prej tyre për 8 luftërat që zgjidha. Bordi i Paqes do bazohet në Kombet e Bashkuara dhe do shohë nëse ato nuk funksionojnë si duhet. Duhet të sigurohemi që Kombet e Bashkuara janë funksionale dhe të rëndësishme dhe do zgjidhen në potencialin që kanë.



Falënderoj liderët që janë këtu dhe çdokush ka respektin tim dhe jeni miqtë e mi. Bordi i Paqes do jetë diçka që askush nuk e ka parë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!