Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bordi i Paqes/ Balla: Shqipëria s’do të kontribuojë financiarisht! Rama kontribut në vendosjen e urave të bashkëpunimit mes palëve

schedule13:54 - 19 Shkurt, 2026

schedule 13:54 - 19 Shkurt, 2026

TIRANË- Shqipëria nuk do të kontribuojë financiarisht sa i përket angazhimit në Gaza. Kështu u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama do të kontribuojë për vendosjen e urave të bashkëpunimit dhe të dialogut mes palëve, për shkak të rolit që ka marrë Shqipëria.

“Shqipëria nuk do të kontribuojë financiarisht sa i përket angazhimit në Gaza, por Shqipëria përmes kryeministrit të saj do të kontribuojë në vendosjen e urave të bashkëpunimit të dialogut mes palëve, për shkak të një roli të ri që ka marrë Shqipëria, dhe këtu gjej rastin të përgëzoj edhe çdo diplomat të shërbimit të jashtëm të Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë meritën e tyre, në disa prej këtyre arritjeve të rëndësishme, sikurse ishte pjesëmarrja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, që ishte një arritje historike një në një shekull”, tha ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!