Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bordi i Paqes/Ambasada Amerikane në Tiranë: Shtetet anëtare premtojnë 5 miliardë dollarë për Gazën

schedule13:40 - 19 Shkurt, 2026

schedule 13:40 - 19 Shkurt, 2026

Shtetet anëtare të Bordit të Paqes premtojnë 5 miliardë dollarë për ndihmën humanitare, në përpjekje për rindërtimin e Gazës.

Kjo u konfirmua nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila ka shpërndarë një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, ku konfirmon këtë hap të rëndësishëm.

“Shtetet anëtare të Bordit të Paqes premtojnë 5 miliardë dollarë për ndihmën humanitare dhe përpjekjet e rindërtimit në Gaza.



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për takimin inaugurues të nismës së Bordit të Paqes, e krijuar nga Presidenti Donald Trump.

Kreu i qeverisë do të përfaqësojë Shqipërinë, si një anëtare themeluese, teksa vendi ynë do të ketë një mandat tre vjeçar.

Sakaq, 19 shtetet e tjera e firmosën marrëveshjen në Davos më 22 janar, përfshirë këtu dhe Kosovën. Rama mungoi pasi në atë ditë priti në Vlorë për një vizitë vajzën e presidentit të SHBA-së, Ivanka Trump.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!