Skandali i Jeffrey Epstein goditi në zemër të familjes mbretërore britanike. Ish princi Andrew, I njohur për lidhjet me pedofilin amerikan, është arretsuar pikerisht ne 66 vjetorin e tij, nën dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike.
Sjellja e keqe në një detyrë publike i referohet “abuzimit serioz me dashje ose neglizhencë” të pushteteve që lidhen me rolin në detyrën publike.
Policia konfirmoi se ish princi, I cilësuar shpesh si djali I preferuar I mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II dhe vëllai I mbretit Karl III, është tashmë nën hetim dhe do të qëndrojë në paraburgim gjatë kësaj periudhe.
Kontrollet e policisë kanë nisur në disa adresa që kanë lidhje me anëtarin e familjes mbretërore, teksa Andrew ka qenë epiqendra e vorbullës së madhe Epstein, që ka përfshirë zyrtarë të lartë shtetesh dhe biznesmenë të fuqishëm.
Andrew është akuzuar publikisht nga Virginia Giuffre, një nga viktimat e Epstein që tashmë ka ndërruar jetë. Giuffre, një nga zërat më të fuqishëm në këtë rast, e ka akuzuar ish princin se ai ka abuzuar të paktën tre herë me të.
Me publikimin e tre milionë dokumenteve nga departamenti amerikan I drejtësisë, u zbulua se lidhjet e Andrew me ish financierin ishin edhe më të thella.
Vëllai I Mbretit Karl II, duket se me vetëdije ndau informacione konfidenciale me Jeffrey Epstein nga puna e tij zyrtare si i dërguar tregtar në vitet 2010 dhe 2011 dhe pikërisht këtu duket se përqendrohet hetimi.
Emailet nga grupi i dosjeve të Epstein, tregojnë se ish-princi ndante raporte për vizitat në Singapor, Hong Kong dhe Vietnam dhe detaje konfidenciale të mundësive të investimit.
Sipas udhëzimeve zyrtare, të dërguarit tregtarë kanë detyrimin e konfidencialitetit mbi informacionin e ndjeshëm, tregtar ose politik në lidhje me vizitat e tyre zyrtare.
Në dosje u zbulua edhe se Jeffrey Epstein dërgoi një grua në Mbretërinë e Bashkuar për raporte intime me Andrew, ndërsa pedofili fliste edhe për darka në pallatin perëndimor.
Skandali nuk përfshin vetëm Andrew, por edhe ish bashkëshorten e tij Sarah Ferguson, e cila i shprehte vlerësimet më të larta Epstein dhe në mesazhe i bënte të qartë se e adhuronte.


