TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i kujtoi opozitës fjalët e kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Europain, David McAllister, i cili dënoi protestat e dhunshme të Partisë Demokratike.
Sipas Ballës, përdorimi i të miturve për të hedhur molotovë ndaj Policisë dhe institucioneve të vendit është akt i papranueshëm. Ai theksoi se McAllister nuk takoi as Sali Berishën dhe kjo është prova, që kryetari i PD-së është i braktisur dhe nga aleatët e vet.
“Unë mendoj, që ndër gjërat kryesore, të atyre që tha David Mcallister, kryetar ndër shumë vite i Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Europain, është ajo që u kërkoi ju dhe ua tha ju: protestat e dhunshme janë të papranueshme në një demokraci funksionale.
Thirrja ime sot është ndaj jush sot është ndaj atij që urdhëron dhe stërvit dhunë: përdorimi i fëmijës nën 18 vjeç për të goditur me molotovë punonjësit e Policisë, institucionet është e papranueshme për një parti, e cila është anëtare e partive popullore evropiane dhe besoj se McAllister tha dhe diçka tjetër, që ju që jeni këtu duhet ta kuptoni, që nuk e takoi Sali Berishën.
Imagjinoni këta nuk i takojnë as vetë aleatëve e vet. sa për akuza korrupsioni, duhet të jemi të qartë: akuzë për korrupsioni sot e keni mes jush, kryetarin e partisë suaj”, tha ai.


