Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parashikimi i motit, 19 shkurt 2026

schedule07:16 - 19 Shkurt, 2026

schedule 07:16 - 19 Shkurt, 2026

Ditën e enjte moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në veri e jug të vendit në orët e mesditës e pasdite.

Në orët e vona të mbrëmjes mot me vranësira mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët priten të bëhen prezente në ekstremet veri dhe jug prej orëve të mesditës.



Në orët e mbrëmjes vonë reshjet e herëpashershme të shiut priten të prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 24 m/s.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!