Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Salianji nuk është i gatshëm për betejë”, Nesturi: Berisha e kuptoi lëvizjen e tij, ndaj e la ‘në hije’!

schedule20:46 - 18 Shkurt, 2026

schedule 20:46 - 18 Shkurt, 2026

Analisti Plator Nesturi ka deklaruar se pas humbjes së PD-së, Olldashi ishte në garë me Berishën dhe Bashën, ndërsa sipas tij votat brenda partisë janë manipuluar nga Berisha. Ai theksoi se Salianji ka shfrytëzuar krizën dhe pozitën e Berishës me ndërkombëtarët për të krijuar një lloj përkrahjeje brenda partisë.

Nesturi shtoi se Salianji nuk është i gatshëm për betejë të brendshme, dhe Berisha e ka kuptuar lëvizjen e tij që në fillim, ndaj Salianji reagoi me një deklaratë publike për dorëheqjen e tij.

“Olldashi vinte menjëherë pas humbjes së PD; ishte një garë që e kishte me Berishën dhe Bashën. Aty nuk është se janë lexuar votat, sepse janë çuar aty ku ka dashur Berisha. Që ti besosh një zgjedhjeje të lirë brenda PD-së, nuk mendoj se ndryshon gjë.



Salianji ka kapur vetëm këtë çast, duke parë krizën dhe duke ditur se Berisha është i padëshiruar nga ndërkombëtarët. Në këtë kuadër, çdokush që do sulmonte Berishën do gjente një lloj përkrahjeje. Salianji është në kërkim të kësaj përkrahjeje.

Salianji gjen përpara vetes njerëz që e dinë se PD është në krizë dhe duhet të ndryshojë, por nuk besoj se ka arritur të ndërtojë një strukturë brenda PD-së. Salianji nuk është i gatshëm për betejë. Berisha nuk e la të formesohet si lëvizje brenda PD-së sepse është në cep dhe do i kërkosh dorëheqjen atij që të ka lënë në cep. Berisha e kuptoi që në fillim lëvizjen e tij; ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të dilte në këtë deklaratë.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!