Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ecurinë e punimeve për ndërtimin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, duke theksuar se projekti po materializohet dita-ditës në një godinë moderne dhe funksionale. Sipas tij, godina e re do të ofrojë laboratorë të pajisur, salla leksioni me kapacitet të lartë, ambiente seminari në çdo kat dhe hapësira dinjitoze për stafin akademik.
Ky investim konsiderohet një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës universitare dhe rritjes së cilësisë së mësimdhënies, me synimin për të përgatitur brezat e ardhshëm të profesionistëve të shëndetësisë në standarde bashkëkohore.
“Nga projekti në realitet, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit po merr formë dita-ditës, në një godinë moderne, me laboratorë, salla leksioni me kapacitet të lartë për studentët, ambiente seminari në çdo kat dhe hapësira dinjitoze për stafin akademik.
Një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës universitare dhe rritjes së cilësisë së mësimdhënies, në shërbim të brezave të ardhshëm të profesionistëve të shëndetësisë”, tha Rama.


