“Kosova ishte më e rëndësishme se fati ime personal”, kështu deklaroi Hashim Thaçi në fjalën e tij në seancën në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai theksoi se
“I vetmi pushteti që kisha, ishte pushteti i zërit tim. Unë u bëra thirrje serbëve lokalë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të ndërtojnë një jetë të re me ne. Edhe ata sikurse edhe ne ishim viktima të Milloshevic. Nuk ishte aspak e lehtë ta bëjë këtë pas gjithë asaj që kishte ndodhur, por ishte gjëja e duhur. Kur në Kosovë po hapeshin varre për mijëra vetë, mijëra persona ishin të zhdukur…Kosova ishte më e rëndësishme se fati ime personal”, tha ai.


