Hashim Thaçi në Hagë: Duke i parë masakrat ndaj popullit tim, nuk mund të qëndroja indifferent. Vendosa të kthehem në 1998 ishte vendim personal i imi i askujt tjetër. S’mund të qëndroja anash ndërsa populli përballej me shfarosje. Bëra atë që do të bënte kushdo. Për këtë jam krenar, dhe nuk ‘ bie pishman asnjëherë.
Të nderuar gjyqtar, prokuroria pretendon se qëllim ishte marrja e Kosovës, është tejet absurde dhe ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijërave heronjve që dhanë jetën për liri. Është ofendim dhe e padrejtë edhe për përpjekjet e NATOS dhe Perëndimit me të cilët bashkëpunova
Përsëris një të vërtetë të përjetshme. I vetmi kundërshtar o imi, popullit të Kosovës dhe botës demokratike ishte Milloshevic.
Është e rëndë të dëgjosh këtë akuzë, vecanërisht gjatë luftës ku nuk e dija në do isha gjallë. Nuk isha i sigurt nëse do shihja familjen time e lë më të ënderroja të ushtroja kontroll në Kosovë, fakti që disa prej nesh sot jemi gjallë është fat.
U ktheva në Atdhe duke rrezikuar jetën për liri dhe paqe. Marrje e kontrollit prej kujt? KOntrolli dhe pushteti ishin plotësisht në duar e hekurta të Slobodan Miloshevicit. Ata shtypeshin nga pushteti i tij.
Mbijetesa, liria dhe paqja, ishin misioni ynë si popull. Nuk kisha iluzione por shpresa e jonë e vetme për shpëtim ishte bota demokratike, SHBA dhe NATO.
Fokusi im ishte forcimi i kësaj aleance. Udhëtova në shumë kryeqytete për ti bindur për kauzën tonë të drejtë. Kudo që isha, isha në kontakt me zyrtarët e SHBA
Ne vetëm po vetë mbroheshim. Luftën mund ta përfundonte vetëm NATO dhe ashtu ndodhi. Pa NATO nuk do kishte pavarësi. Pavarësia nuk ishte instrument për pushtet por për dinjitet.


