HAGË- Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, gjatë fjalëve përmbyllëse të mbrojtjes, i tha Prokurorisë së Specializuar, se vetë ZPS-së i vjen turp nga argumentet e saj ndaj ish-kreut të UÇK-së.
Ai tha se nëse edhe vetë Prokuroria nuk është e bindur për argumentet ndaj Selimit, si mund ta bindë Gjykatën Speciale mbi pretendimet e e saj.
“Të jem i sinqertë, siç dhe kemi bërë deri tani, unë kam një problem. Nuk ka asgjë në parashtrimet e Prokurorisë , të cilave mund t’u kundërpërgjigjem, pavarësisht se më keni dhënë dy orë e gjysmë për parashtrimet, Prokuroria me argumentet e veta, në kundërpërgjigjet e argumenteve tona, tha vetëm disa pika diskrete, që ne i kemi trajtuar kohë më parë. Ta themi troç, Prokurorisë vet i vjen turp për argumentet e veta kundër zotëri Selimit”, tha ai.
Ai kërkoi pafajësi për Rexhep Selimin dhe kthimin menjëherë në Kosovë, pranë familjes së tij.
“Prokuroria nuk ka argumente kundër zoti Selimi. Nuk mund të merret vendim fajësie. Nuk ka asnjë provë, asgjë nuk mund të nxjerrë Prokuroria tani për të siguruar vendimin e fajësisë kundër z. Selimi.
Për secilin nga pretendimet që ka pasur prokuroria ndaj z. Selimi në këtë raste gjyqësor, këto kanë qenë të pabaza.
Duhet shfajësohet nga të gjitha akuzat, të lirohet menjëherë dhe të kthehet në Kosovë pranë familjes së tij. Asnjë vendim tjetër nuk mund të justifikohet në bazë të provave që janë paraqitur në këtë çështje gjyqësore.”, tha ai./abcnews.al


