Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në konferencën e mbajtur këtë të mërkurë foli për skemën e subvencioneve në Bujqësi si edhe mbështetjen dhe financimin për fermerët.
Gjatë fjalës së tij Salla u ndal edhe te siguria ushqimore për të cilën tha se po punohet në këtë drejtim për të pasur një fokus më të shtuar ndaj mbrojtjes së konsumatorit shqiptar.
Më tej nënvizoi se po bëhet gjithashtu edhe formatimi i stafit të AKU dhe shumë shpejt pritet të nisë edhe ndërtimi i laboratorëve.
“Mbështetja në sektorin e perimeve dhe frutave, për të orientuar të gjithë sigurinë ushqimore. Do vendosim paketë për 70 % të serave për mbrojtje biologjike. Pra është mënyra më e mirë dhe fermerët duhet të orientohen të jenë pjesë e kësaj paketë për sigurinë ushqimore. Është e rëndësishme të kemi urdhrin e ri të Agronomit të kemi një qëndrueshmëri të sigurisë ushqimore. Përveç urdhrit të agronomit jemi duke ndërtuar edhe 7 laboratorë që të kemi një siguri më të madhe kombëtare midis eksportit importit dhe laboratorëve që do jenë në territorin e Shqipërisë”, tha ai.
/abcnews.al/


