Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Merz përjashton mundësinë e pajisjes së Gjermanisë me armë bërthamore

schedule07:44 - 18 Shkurt, 2026

schedule 07:44 - 18 Shkurt, 2026

Kancelari konservator gjerman Friedrich Merz ka përjashtuar mundësinë që forcat e armatosura gjermane të pajisen me armë bërthamore.

“Nuk dua që Gjermania të mendojë për pajisen me arsenalin e vet bërthamor të pavarur”, tha Merz.

Ai gjithashtu kujtoi traktatet paraprake me të cilat Berlini u zotua të përmbahej nga lëvizje të tilla, të quajtura marrëveshja “2+4” që hapi rrugën për ribashkimin e saj në vitin 1990 dhe Traktati i Mospërhapjes së Armëve Bërthamore .



Në Konferencën e Sigurisë në Mynih javën e kaluar, kancelari gjerman Merz tha se po diskutonte me Presidentin francez Emmanuel Macron propozimin e këtij të fundit për të krijuar një kuadër evropian të parandalimit bërthamor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!