Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gjyqësori i varur nga fantazma e plepave”/ Çupi: Nuk kemi gjuhë juridike. Mentaliteti, gjyqtari del mbi ligjin

schedule20:22 - 17 Shkurt, 2026

schedule 20:22 - 17 Shkurt, 2026

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka ngritur shqetësime të forta mbi gjendjen e sistemit ligjor dhe gjyqësor në vend, duke paralajmëruar se problematikat e trashëguara dhe keqfunksionimi i ligjeve mund të prodhojnë pasoja të rënda për vetë shtetin.

Çupi iu referua shprehjes së njohur “Revolucioni do të hajë bijtë e vet”, për të ilustruar, sipas tij, realitetin aktual, ku vendi është “vërtitur në përgjumë ligjesh”. Ai theksoi se mbingarkesa me ligje dhe përsëritja e tyre ka krijuar një “tirani ligjesh”, duke sjellë probleme jo vetëm në zbatim, por edhe në vetë hartimin e tyre.

Sipas analistit, në “shtëpinë e ligjit” vihet re një mentalitet i pabindur, ku në disa raste krijohet perceptimi se gjyqtari qëndron mbi ligjin. Ai shtoi se mungon një gjuhë e mirëfilltë gjyqësore dhe një kulturë juridike e konsoliduar, ndërsa ligjet shpesh nuk analizohen në thelb, në aspektin moral, ideologjik dhe burimor.



“Shprehja ‘Revolucioni do të hajë bijtë e vet’, e shikojmë edhe sot në realitetin tonë. Jemi vërtitur në përgjumë ligjesh. Ligjet e tepërta janë një tirani ligjesh dhe kjo nxori shumë probleme, që edhe në shtëpinë e qeverisë dhe të ligjit nxori shumë probleme. Janë ligje që përsërisin njëra-tjetrën dhe janë ligje shumë të pakulturuara. Jemi popull shumë i pasur, por ne nuk kemi një gjuhë gjyqësore. Gjuha gjyqësore duhet të lakohet dhe të punohet.

Jemi të detyruar si qeveri dhe si shtet që të angazhojmë të gjitha kapacitet për këtë gjë. E mbani mend ligjin për median, ishte një paçavure. Në shtëpinë e ligjit, po shikojmë një mentalitet shumë të pabindur dhe e dyta që gjyqtari është mbi ligjit. Kemi psikikën që gjyqtari është mbi ligjin. Në këtë gjë ajo që nuk vërtetohet fare është që nuk shikojnë fare moralin, ideologjinë, burimet dhe specifikat e ligjit se nga vjen. E treta është se problemi është shumë i çuditshëm, është se gjyqësori është shumë i varur nga fantazmat e plepave. Nëse gjyqësori nuk del prej këtij problemi, do të kemi prapë probleme dhe dalim tek shprehja që ‘Revolucioni do të hajë të bijtë’”, tha analisti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!