Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump, “surprizë” në Olimpiadë? Presidenti i SHBA mund të ndjekë finalen e hokejit në akull

schedule19:12 - 17 Shkurt, 2026

schedule 19:12 - 17 Shkurt, 2026

Një vlerësim dhe nderim, por edhe një alarm për organizatorët dhe sidomos shërbimet e sigurisë në Lojrat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”.

Si gjithmonë I paparashikuar, presidenti i SHBA, Donald Trump mund të mbërrijë në Milano për finalen e hokejit në akull për meshkuj, gjithmonë nëse skuadra amerikane arrin të kualifikohet për këtë sfidë.

Diçka shumë e mundëshme, duke ditur që ekipi me “yje dhe viza” është një nga favoritët e mëdhenj për medaljen e artë, bashkë me Kanadanë.



Nëse dy skuadrat arrijnë në finale, kjo do të ishte një arsye më shumë për prezencën e presidentit amerikan, që në përplasjet e tij diplomatike dhe ekonomike me Kandanë, përfshiu disa herë edhe hokejin në akull.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, duke cituar burime diplomatike dhe stafit të sigurisë në Lojrat Dimërore, presidenti Trump mund të mbërrijë në Milano të dielën paradite për të ndjekur finalen e hokejit dhe më pas të jetë I pranishëm edhe në ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës, në program po të dielën në mbrëmje në “Arenën” e Veronës.

Ky do të ishte një vlerësim më shumë për Lojrat Dimërore, ndërsa në ceremoninë e hapjes së zhvilluar më 6 shkurt, I pranishëm në tribunën VIP të stadiumit “San Siro”, zëvendës presidenti amerikan JD Vance.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!