Përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli ka mbajtur fjalim në marshin “Drejtësi, jo politikë”, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që u bënë pjesë e kësaj iniciative për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët që po gjykohen në Hagë.
Në fjalën e tij, ai tha se lufta e UÇK-së ishte çlirimtare, dhe sipas tij, kjo nuk mund të zhbëhet kurrë, transmeton Klankosova.tv.
“Sot dua të iu drejtohem vetëm si qytetar, jo si përfaqësues i kësaj apo asaj, jo si zë politik, sepse kur vjen fjala për UÇK-në, aty nuk ka më ndarje, aty nuk ka më poste, aty jemi krejt bashkë, njëjtë. Aty jemi bijtë e bijat e një historie që na ka bashkuar në momentet më të vështira. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është flamur partie, është themel i lirisë tonë dhe për atë themel nuk flasim me dallime por me një zemër prej zemrës”.


