Një aksident tragjik ka ndodhur në Lezhë gjatë natës. Një automjet me drejtues shtetasin 46-vjeç ka përplasur një këmbësor. Si pasojë humbi jetën. Ndërkohë policia ka identifikuar dhe arrestuar shoferin shtetasin 46-vjeç i cili u largua nga vendi i ngjarjes.
Vijojnë verifikimet për të identifikuar shtetasin që humbi jetën, si dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/


