Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të nxjerrë jashtë Shqipërisë mbi 34 mijë euro të padeklaruara, procedohet një grua në Kakavijë

schedule11:16 - 17 Shkurt, 2026

schedule 11:16 - 17 Shkurt, 2026

Procedohet penalisht një shtetase që tentoi të nxirrte pa deklaruar, nga Shqipëria, 34 700 euro. Sekuestrohet shuma e eurove.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në dalje, u krye kontroll në çantën e shtetases Drita Buna, ku u gjetën 34 700 euro, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen Drita Buna banuese në Burrel. Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.



Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!