Sa shumë vuajtje për të shënuar, kjo statistikë konfirmon krizën e Milanit

schedule08:40 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 08:40 - 25 Dhjetor, 2019

Milani e mbylli në mënyrën më të keqe vitin 2019. Kuqezinjtë u mposhtën 5-0 nga Atalanta dhe renditen në vend të 11-të me 21 pikë. Diferenca me vendin e katërt është 14 pikë, teksa problemi më i madh i ekipit të Piolit është reparti i sulmit. Vetëm dy gola me aksion kanë shënuar sulmuesit e Milanit, një statistikë skandaloze.

Piatek ndëshkoi Leccen në barazimin 2-2 të 20 tetorit dhe Leao realizoi kundër Fiorentinës në humbjen e 29 shtatorit. Shumë pak për një ekip që pretendon rikthimin në Champions League. Ekipi i “Djallit” ka shënuar 16 gola në 17 javë kampionat.

Vetëm katër ekipe kanë shënuar më pak se kuqezinjtë, një tjetër statistikë që konfirmon sezonin skandaloz që po luan ekipi. Një emër si Ibrahimovic është shumë i nevojshëm dhe drejtuesit po bëjnë maksimumin për të arritur akordin përfundimtar me goleadorin suedez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!