DURRËS- Një 45-vjeçar, i cili kanosi me armë zjarri një shtetas, për motive të dobëta është arrestuar nga Policia.
Ky person, një ditë më parë, në vendin e quajtur “Kodra e Rrashbullit”, është konfliktuar në rrugë me një 38 vjeçar, dhe e ka kanosur atë, me armë zjarri të dyshuar automatik.
Gjatë veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë gjetur në automjetin e 45-vjeçarit, bërthamën e predhës së një fisheku luftarak.
Vijojnë hetimet për gjetjen e armës së zjarrit, të cilën autori e ka fshehur pas ngjarjes, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.


