Avokati Idajet Beqiri reagoi për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale lidhur me nenin 242, duke i cilësuar ato si një ndërhyrje të nevojshme për të sqaruar paqartësitë kushtetuese.
Sipas tij, situata u krijua nga një kërkesë e pambështetur në Kushtetutë nga SPAK-u, e cila u miratua nga gjykata, ndërsa Gjykata Kushtetuese shmangu dhënien e një përgjigjeje të qartë.
”
Nisma ishte e pritshme për shkak të një paqartësie që ekzistonte në Kushtetutë, pasi u krijua një tollovi nga SPAK-u me një kërkesë të pambështetur në Kushtetutë. Ajo gjykatë, në vend që ta parandalonte këtë kërkesë, nuk duhej ta miratonte një vendim të tillë, por e bëri, duke krijuar situatën që solli gjithë atë rrëmujë. Në një situatë të tillë, kur edhe Gjykata Kushtetuese e anashkaloi dhënien e një përgjigjeje nëse ishte apo jo kushtetuese, bëhet e nevojshme kjo ndërhyrje. Nuk mund të ketë ndërhyrje të një pushteti te tjetri, aq më tepër ndaj ekzekutivit shqiptar. Në një situatë të tillë, Kushtetuesja, që e ka për detyrë të ruajë shtetin, nuk e bëri një gjë të tillë, por e anashkaloi dhe u pozicionua politikisht. Një pjesë e saj mori rolin e PD-së dhe nuk mori vendimin që duhej.
Nuk flitet për një individ, por për një institucion; ndaj Rama bëri mirë që nuk i aprovoi dorëheqjen Ballukut.“ , tha Beqiri. / abcnews.al


