Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledjon Krisafi tha se kjo administratë amerikane nuk e pranon Europën siç është sot dhe kërkon një Europë ideologjikisht të njëjtë me “Make America Great Again”, duke kritikuar emigracionin masiv dhe politikën liberale të BE-së.
Sipas tij, ndryshime radikale në Europë janë të vështira, por administrata amerikane synon ndikim të madh mbi drejtimin politik të kontinentit. Krisafi shtoi se mbetet për t’u parë sa shumë ekstremi i djathtë mund të vijë në pushtet, duke vënë në dukje shanset e larta në Francë dhe ndikimin e popullatës në Britani të Madhe.
“Kjo administratë amerikane nuk e do Europën sic është sot. Do një Europë ideologjikisht njësoj me “Make America Great Again”. Shpesh herë përmenden të njëjtat gjëra në lidhje me emigracionin masiv që po zhben Europën sipas tyre. Duan një Europë në linjë me ta; nuk mendoj që dëshirojnë një BE siç është sot, në syte e tyre është një organizatë liberale që ka hapur dyert e emigracionit masiv, e shohin të majtë.
Do të donin një Gjermani të fuqishme, Macron ka të drejtë sepse kjo administratë amerikane nuk do një Europë që është sot. Ata mendojnë se këto politika të BE-së po zhbejnë Europën. Ndryshime radikale është e vështirë të ketë në Europë; kjo administratë kërkon ndryshime radikale. Mbetet për t’u parë sa shumë ekstremi i djathtë mund të vijë në pushtet. Në Francë ka shumë shanse të vijë, ndërsa në Britani të Madhe është popullata që vendos; shanset e madhe të djathtës për të fituar janë të larta.” / abcnews.al /


