Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reshjet e dendura të shiut/ KESH: Shkarkime të kontrolluara nga Hec-et e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës

schedule21:09 - 16 Shkurt, 2026

schedule 21:09 - 16 Shkurt, 2026

Korporata Elektroenergjike Shqiptare (KESH) ka njoftuar se prej paradites së sotme kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentralet në kaskadën e lumit Drin: Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës.
Si pasojë e shkarkimeve, si dhe për shkak të reshjeve dhe rritjes së temperaturave, gjatë pasdites është konstatuar rritje e niveleve të lumenjve Drin dhe Bunë, si dhe të Liqenit të Shkodrës. Situata mund të sjellë rritje të mëtejshme të niveleve të lumenjve, veçanërisht në territorin e Nënshkodrës.
Bashkia Shkodër ka marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile. Ekipet janë në terren, në monitorim të pandërprerë dhe në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim.

 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!