Një Rezolutë e Parlamentit të Zvicrës, e nënshkruar nga 30 deputetë, është dorëzuar këtë të hënë në Gjykatën Speciale. Deputetë zviceranë që kanë nënshkruar rezolutën, kërkojnë drejtësi dhe një gjykim të paanshëm për ish krerët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës.
Rezoluta u dorëzua në Dhomat e Specializuara nga aktivisti Sali Bislimi i cili kërkesën e prokurorisë për 45 vjet burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK e ka konsideruar skandal dhe ofendim për drejtësinë ndërkombëtare.
“Është një thirrje edhe nga parlamentarët zviceran në emër të organizatës jo qeveritare Çdo perëndimor i Kosovës që kemi kërkuar një proces të drejt, të paanshëm dhe të barabartë. Që në realitet kjo gjykatë asnjë nga këto nuk i ka pas. Edhe jemi këtu edhe për të protestuar se është shumë e vështirë një prokurori i tillë të bëjë një skandal duke kërkuar 45 vite burgim, kjo është edhe një ofendim për drejtësinë ndërkombëtare, për vetë Hagën për vetë këtë gjykatë. Do të thotë ne nuk mund të jemi pa zë dhe jemi këtu për ta dëshmuar vetën, kontributin tonë, historinë tonë e cila nuk guxon me asnjë çmim të njolloset… Liria po vjen, presidenti në Kosovë“, tha ai.
Ndërkohë kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë, Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati tha se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK ka hedhur poshtë të gjitha pikat e aktakuzës së Speciales.
“Këtë gjykim apo Dhomat Specializuese i shoh të panevojshme dhe ky gjykim që është duke vazhduar në fabrikimin e dosjeve apo falsifikimin e dosjeve të tyre me njerëz të paguar e të infiltruar. Përndryshe, mund të them të cilët bashkëpunuan me Serbinë dhe tash erdhën dhe dëshmuan këtu duke u munduar ta njollosin luftën e UÇK-së të cilët nuk besoj që do të mund t’ia arrijnë qëllimit për arsye se lufta ka qenë e shenjt, lufta ka qenë e popullit, populli e ka mbështetur luftën, dhe ne kemi luftuar për ta çliruar vendin tonë nga hardhitë paramilitare çetnike serbe.” u shpreh Gucati.


