Revista Prestigjoze e udhëtimeve Lonely Planet e ka cilësuar Shqipërinë një destinacion që nuk duhet të lihet pa vizituar gjatë verës së këtij viti.Vetëm pak javë para nisjes së sezonit turistik në një artikull të gjatë renditen një sërë mundëish për të eksploruar në vend duke nisuar nga plazhet,qyetet e trashëgimisë së UNESCO-s apo Alpet ku bëjënë pjesë edhe Bjeshkët e Nëmuna.
Sezoni më i preferuar për të vizituar Shqipërizë konsiderohet vera konkretisht periudha nga qershori feri në korrik kur plazhet janë më të ngrohta dhe malet janë të pastra nga bora. Sipas Lonely Planet kjo është një periudhë shumë e mirë për ta vizituar, por çmimet janë më të larta në pikun e sezonit dhe njëkohësisht edhe flukset janë më të mëdha.
Disa prej plazheve që konsiderohen të mahnitshme rezultojnë plazhi i Borshit,Gjipesë, Dhërmiu dhe Himara.
Të gjithë ata që preferojnë të pushojnë pa shumë turma i rekomandohet që ta vizitojnë Shqipërinë në pranverë ose vjeshtë ku në shumë raste temperaturat konsiderohen të përshtatshme edhe për të bërë plazh dhe çmimet janë më të arsyeshme për akomodim e shërbime.
Në këta muaj, vizitorët mund të eksplorojnë qytetet historike si Berat dhe Gjirokastër pa vapën e verës dhe pa fluksin e madh turistik. Revista “Lonely Planet” thekson se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më tepër vëmendje tek vizitorët pasi ofron një kombinim të veçantë të plazheve të bukura, qyteteve historike dhe çmimeve konkurruese, duke e bërë një nga destinacionet më tërheqëse në Ballkan./abcnews.al


