Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Qerkini: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

schedule19:15 - 15 Shkurt, 2026

schedule 19:15 - 15 Shkurt, 2026

45 vite burg kërkoi prokuroria speciale për secilin nga anëtarët e UÇK.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.

Avokati Artan Qerkini në një intervistë në “Newsroom” në ABC News, deklaroi se mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësore, ndryshe nga çfarë ka bërë Prokuroria.



“Mbrojtja e ish presidentit Thaçi ka ftuar për dëshmitarë që në kohën e luftës kanë mbajtur pozicione mjaft të larta. Pra është fokusuar në cilësinë e provave. Mbrojtja ka ftuar 7 dëshmitarë. Dhe ka ofruar prova shumë më cilësore edhe pse nuk e ka barrën e të provuarit. Sepse barra e të provuarit është te prokuroria.”, tha ai.

Më tej shtoi se nga provat e prezantuara nga mbrojtja pret aktgjykim lirues.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!