Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosja e 18-vjeçares te hotel ‘Gjuta’/ Arrestohet i dashuri, 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta

schedule11:00 - 15 Shkurt, 2026

schedule 11:00 - 15 Shkurt, 2026

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 22-vjeçarin Erisjaldo Gjuta, i cili ishte shpallur në kërkim.

Gjuta është i dashuri i 18-vjeçares, e cila u plagos ditën e djeshme me armë zjarri, teksa ndodhej në dhomën e një hoteli në Tiranë, në pronësi të familjes së Gjutës.

Ai akuzohet për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.



“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin Erisjaldo Gjuta, 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!