Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësore 21-vjeçare. Si pasojë e përplasjes, e reja ka pësuar fraktura në kokë dhe është transportuar me urgjencë në Spitali i Pogradecit, ku po merr trajtim mjekësor.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


