Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tregu i punës në Shqipëri/ Eksperti: Bizneset kanë problem gjetjen e stafit të kualifikuar

schedule20:22 - 13 Shkurt, 2026

schedule 20:22 - 13 Shkurt, 2026

TIRANË- Eksperti i punësimit, Erald Pashaj, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollari” analizoi tregun e punës në Shqipëri, konkurrueshmërinë dhe sfidat që sjell koha.

Ai theksoi se nuk ka një industri që dominon mbi të tjerat, por rritje ka pasur veçanërisht në sektorët e turizmit dhe ndërtimit, të cilët vazhdojnë të kërkojnë fuqi punëtore.

Përsa i përket teknologjisë së informacionit, Pashaj tha se interesimi ka rënë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e rajonit, duke theksuar se ka një ngopje të tregut për profilet IT.



Ai shtoi se qytetarët kërkojnë më shumë nga një vend pune dhe bizneset po hasin vështirësi në gjetjen e stafit të kualifikuar. Ndërkohë, emigracioni, edhe pse në rënie, vazhdon të ndikojë në tregun e punës.

Pashaj nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të forcës punëtore dhe fokusimin te cilësia e punësimit.

“Në këto 3 vitet e fundit nuk ka ndonjë ndryshim trendesh, nuk është se ka një industri që po i dominon të tjerat. Turizmi dhe ndërtimi pati rritje të forcë së punës dhe vazhdon edhe sot. Ka një rënie të interesit të përgjithshëm sa i përket teknologjisë së informacionit, kjo jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet e rajonit. Ky bum është reduktuar.

Ka një rënie të këtyre profileve, tregu ka filluar një ngopje, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Shqipëria ka një rrije ekonomike stabël, të qëndrueshme.  Doja të diskutonim tek cilësia e punësimit, sesa punësi,, Faza thjesht të pasur një punë ka kaluar.

Qytetarët kanë kërkesa më të larta për një vend pune. Duhet të e hedhim sytë tek zhvillimi i forcës së punës.  Bizneset kanë problem me gjetjen e stafit të kualifikuar. Emigracioni nga njëra anë gërryen, ka një rënie të të larguarve vite e fundit, por ka përsëri. Emigrimi ka ndikuar në tregun e punës.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!