Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dashnor Sula, kryeinspektor i përgjithshëm/ Gjikondi: Zgjedhje pragmatiste, hakmarrje ndaj mosmirënjohjes së Berishës

schedule18:35 - 13 Shkurt, 2026

schedule 18:35 - 13 Shkurt, 2026

TIRANË- Puna e inspektorëve të të gjitha inspektoriateve duhet të reformohet. Kryeministri Edi Rama tha se nevojitet një sistem i ri rekrutimi dhe karriere. Shefi i qeverisë tha se ata nuk duhet të dalin në terren si gjahtarë, por të kenë një plan pune, bazuar në analizën e riskut.

Në krah të Dashnor Sulës si kryeinspektor i përgjithshëm, Rama e sfidoi të mbajë këtë përgjegjësi, ndërsa ish-deputeti i Berishës e vlerësoi për mundësinë që nuk ia kishte dhënë as partia e tij.

Kjo lëvizje e Dashnor Sulës thotë juristja Brizida Gjikondi është bërë për hakmarrje politike ndaj Sali Berishës.



E ftuar në “Tirana Live”, Gjikondi theksoi se Dashnor Sula ka qenë demokrat i orëve të para, por Berisha jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj të tjerëve ka dëshmuar se është mosmirënjohës ndaj kontribuuesve realë në Partinë Demokratike.

Sipas saj, largimi i Dashnor Sulës nga Partia Demokratike është një humbje e thellë për Sali Berishën.

“Dashnor Sula ka qenë demokrat, ka qenë një nga studentët  e grevës së urisë në fillimet e demokracisë, kushdo qe e ka njohur e di dhe i njeh kontributet e tij për PD. Sula nuk duhet të mos ishte i papërgatitur për mosmirënjohjen e Sali Berishës.

“Ka bërë një zgjedhje pragmatiste, ai ka bërë një zgjedhje dhe e ka çmuar për t’i bërë karshillëk Berishës. Ka qenë një hakmarrje politike që ka bërë Sula përballë Berishës. Peqini dhe ajo zona nuk i ka dhënë pak vota Partisë Demokratike falë Dashnor Sulës dhe mendoj se është një lojë politike e pastër. I humbur këtu është z. Berisha.”, tha ajo/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!