Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria në Bordin e Paqes/ Balla takon Grenell: Kontribuojmë për paqen globale

schedule13:32 - 13 Shkurt, 2026

schedule 13:32 - 13 Shkurt, 2026

Në kuadër të punimeve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një drekë pune me të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA për Misionet Speciale, Richard Grenell.

Gjatë takimit u diskutua mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mbi forcimin e bashkëpunimit në çështjet e sigurisë dhe paqes globale. Balla vlerësoi ftesën për Kryeministrin Edi Rama për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes të iniciuar nga Presidenti Donald Trump, duke theksuar se kjo e ngjit Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë.

“Konferenca e Sigurisë Mynih📍🇦🇱🤝🇺🇸 Drekë pune me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA.



Ftesa për Kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të inicijuar nga Presidenti Trump e ka ngjitur Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, aty ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë.

Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre. Mirënjohje të Dërguarit Special Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK.” shkruan Balla në një postim në facebook.

Sipas Ballës, Shqipëria shihet sot si një aktor që kontribuon në zgjidhje globale dhe jo thjesht si pjesë periferike e tyre. Në fund të takimit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS shprehu mirënjohje ndaj Grenell për mbështetjen e tij mbi pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe drejtuesve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!