Në shenjë solidariteti me kolegun e tyre, që u përfshi nga flakët e molotovit në protestën e 10 shkurtit, operatorët kanë kryer sot një protestë të heshtur para gjykatës.
Ata kanë ulur kamerat e tyre në tokë, duke mos filmuar asnjë zyrtar të PD që do të paraqitet në gjykatë ku pritet të mbahet gjyqi për shtatë të miturit e ndaluar në protestë.
Operatorët kërkojnë më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga organizatorët e protestës dhe pjesëmarrësit ndaj njerëzve të medias, teksa janë duke ushtruar detyrën dhe pasqyruar për publikun dinamikat e protestës.


